KAPITENI I YLLIT: TITULL HISTORIK, DO VAZHDOJMË KËSHTU EDHE VITEVE NË VIJIM
Prishtinë(AsistiOnline) – Për shkak të emocioneve të shumta dhe si kapiten i shkurtër ka qenë prononcimi i Egzon Kuqit pas fitimit të titullit me skuadrën e Yllit.
Kuqi tha se rruga për titullin e kampionit s’ka qenë aspak e lehtë, ndërsa fitimi i tij është tërësisht i merituar.
”Është ndjenjë e papërshkrueshme fitimi i këtij trofeu. Është titulli i parë në historinë e klubit. Jemi munduar shumë për të arritur deri këtu. Ne nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë kështu edhe në vitet në vijim”, potencoi Kuqi pas ndeshjes.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.