Basketboll

KASTRATI MODEST: SERIA 3-0 NUK ËSHTË REALE, POR NE MERITUAM TITULLIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri prej basketbollistëve kryesorë te Ylli sivjet, Erjon Kastrati ka folur pas duelit vendimtar që e fitoi skuadra e tij dhe u stolis me titullin e kampionit.

Kastrati tha se seria prej 3-0 në finale nuk është realitet i asaj çfarë u zhvillua në parket, por Ylli e meritoi titullin e kampionit sivjet.

Nuk besoj që është reale kjo seri 3-0, ndeshjet kanë qenë shumë të vështira, për nga një top të fituar është përcaktuar fituesi, kështu që ka qenë shumë vështirë, por unë besoj që e kemi merituar fitoren dhe titullin”, u shpreh Kastrati pas ndeshjes.

Ylli dje fitoi titullin e parë në Kosovë në historinë 46 vjeçare të klubit, duke mposhtur Pejën në finale.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.