Basketboll

MORINA FLET PAS TRIUMFIT PËR TITULL, PËRGJIGJET NË PYETJEN SE A DO TË MBETET TE YLLI

Prishtinë(AsistiOnline) – Rol kyç në fitimin e titullit historik për Yllin, padyshim që sivjet pati edhe qendra vendore e klubit, Gëzim Morina.

Pas ndeshjes vendimtare që i solli trofeun e shumëpritur skuadrës së tij, Morina u shpreh shumë i lumtur dhe këtë e shprehu edhe në intervistë.

Me të vërtetë një ndjenjë shumë e mirë. Moti, moti, moti ne Suhareka kemi pritur për këtë titull. Jemi prej klubeve më të vjetra në Kosovë, është vërtetë kënaqësi me qenë prezent dhe me fitu titullin në qytetin tim dhe me njerëzit e mi, është vërtetë një ndjenjë e papërshkruar, jemi shumë të gëzuar”.

Në pyetjen se a do ta shohim Gëzimin edhe vitin tjetër te Ylli, ai u pergjigj kështu: ”Nuk e di, Gëzimi ndoshta 1 javë nuk do të mendojë fare për basketboll hiç, ka qenë një sezon shumë e vështirë me shumë lojë, jemi me të vërtetë të lumtur që kemi fituar, mendoj që ky ekip ka potencial dhe nëse punohet si duhet, ka me qenë një ekip tejet i denjë edhe për vitet e ardhshme. Por çka do të ndodhë nuk e di, do ta shohim”, u shpreh Morina.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.