RADOVIQ FLET PËR ASISTIN PAS HUMBJES NË FINALE, URON ISH-SKUADRËN PËR TITULL
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri prej trajnerëve më të respektuar në vitet e fundit në basketbollin kosovar, malazezi Dragan Radoviq ka folur për herë të parë pas humbjes në finale nga ish-skuadra, Ylli i Therandës.
Në një prononcim ekskluziv për AsistiOnline.com, Radoviq i njohur me nofkën ‘Prle’, fillimisht ka uruar skuadrën e Yllit për fitimin e trofeut historik e më pas edhe lojtarët e tij që dhanë maksimumin, por tregoi edhe për faktorët që ndikuan në humbjen e ekipit të tij në këtë seri finale.
”Së pari dua të përgëzoj klubin e Golden Eagle Yllit për fitimin e kampionatit, pastaj lojtarët e mi për luftën që bënë deri në fund edhe pse kemi pasur probleme të shumta me lëndime në ndeshjet vendimtare. Çdo lojë ishim afër, atëherë detajet e vogla bënin diferencën. Në këtë ritëm lojërash Ylli kishte më shumë energji, sesa skuadra ime për shkak të gjërave që kishin ndodhur më parë, është keq që nuk i kishim të gjithë lojtarët gati për çdo ndeshje së pari AJ, pastaj Dendy dhe këto janë disa nga arsyet e mëdha pse nuk u treguam ekipi më i mirë në finale. Ju kërkojmë ndjesë fansave të shumtë të klubit të Pejës e ky zhgënjim besojmë që do të kthehet në gëzim për vitet e ardhshme”, u shpreh Radoviq.
Të kujtojmë se Radoviq e mori drejtimin e Pejës në stinorin pranveror e gjatë vjeshtës fillimisht ishte trajner te Ylli, si dhe për një periudhë edhe te Prishtina.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.