Basketboll

DONCIC ME TRIPLE-DOUBLE, DALLASI SIGURON ”PLAY OFF”-IN

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistët e Dallas Mavericks mundën Toronton me rezultatin 114-110 dhe kështu siguruan një vend në ”play off”.

Edhe një herë, ‘ligjin’ në një ndeshje të NBA-së e bëri përfaqësuesi i Sllovenisë, Luka Doncic, i cili arriti të bëjë një paraqitje të re me shifrat magjike triple-double në karrierën e tij.

Doncic shënoi 20 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime, duke ndihmuar kështu Mavericks të arrijnë një triumf shumë të rëndësishëm për ”play off”..

Në radhët e Dallas, përveç Donçiqit, u dallua edhe Kristaps Porzingis, i cili shënoi 21 pikë, 10 topa të kapur nën-tabelë dhe 2 asistime.

Te Raptors s’mjaftuan për fitore, Jalen Harris shënoi 31 pikë, ndërsa Malachi Flynn gjithashtu pati një paraqitje të shkëlqyeshme me 26 pikë.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=KwNh0ctU2xI&feature=emb_title

Komentet janë të mbyllura.