Basketboll

E KENI DITUR KËTË FAKT NEGATIV PËR FINALET E LUAJTURA TË PEJËS?

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës është njëra prej klubeve më të vjetra në basketbollin e Kosovës me histori tejet të bujshme dhe me plotë të drejtë ekip me renome të madhe.
 
Në historinë 28 vjeçare të themelimit, ky klub ka kaluar në etapa të ndryshme të sukseseve, por edhe dështimeve e për këtë të fundit vlen një fakt negativ që mund të veçohet.
 
21 vite pas luftës, pejanët kanë të fituar 6 trofe e plotë 20 finale të humbura, kjo vlen vetëm për garat e pasluftës.
 
Pejanët kanë të fituar 2 herë titullin e kampionit të Kosovës, por janë mposhtur në 8 herë të tjera në finale.
 
Ndërsa, Kupën e Kosovës e kanë fituar 3 herë e në 7 finale të tjera janë mposhtur.
 
Pejanët kanë të fituar edhe edhe Superkupën e Kosovës 1 herë, ndërsa në 4 finale të tjera janë mposhtur.
 
Dhe një finale tjetër e humbur, është ajo e Ligës Unike në të cilën pësuan sivjet.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.