Basketboll

TRAJNERI QË S’KA HUMBUR ENDE FINALE NË KOSOVË!

Prishtinë(AsistiOnline) – Adis Beqiragiq është emri i trajnerit që në vitet e fundit ka shkruajtur histori në basketbollin e Kosovës, shkruan AsistiOnline.com

E kishte nisur vitin e kaluar me Pejën tek të cilët për vetëm 2 ndeshje të drejtuar me ta, kishte arritur të fitojë Kupën e Kosovës duke mposhtur në finale ekipin që drejtoi sivjet, Yllin.

Për koiqidencë, Beqiragiq vitin e kaluar me Pejën, kishte mposhtur në finale pikërisht skuadrën e Yllit, por kjo nuk e pengoi atë që sivjet ta marrë drejtimin e tyre dhe ti fitojë dy trofe historikë me ta.

Nuk mbaron me kaq, rastësia vazhdoi sivjet. Beqiragiq fitoi dy finale me Yllin, ekip të cilin e kishte mposhtur vitin e kaluar me Pejën. Por sivjet e mposhti Yllin me Pejën, madje në dy finale.

Therandasit fituan trofeun historik të Ligës Unike, ndërsa në mënyrë istorike fituan edhe titullin e kampionit të Kosovës, që të dy trofetë e parë zyrtarë të fituar në historinë 46 vjeçare të klubit.

Pra mund të tingëllojë e çuditshme, por trajneri boshnjak, Adis Beqiragiq ende nuk ka humbur në një finale të basketbollit kosovar, ku nga 3 të luajtura i ka po aq triumfe.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.