Basketboll

PESËSHJA E DYTË MË E MIRË E STINORIT NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Si rezultat i votimit që përfshinte media, tifozë dhe, për herë të parë në historinë e EuroLeague, kapitenët e ekipit dhe trajnerët kryesorë, është përzgjedhur edhe pesëshja e dytë më e mirë e stinorit të rregullt në Euroligë.

Shane Larkin i Anadolu Efesit, Nando De Colo i Fenerbahce Bekos, Shavon Shields i Armani Milanos, Will Clyburn i CSKA Moskës, dhe Brandon Davies i Barcelonës, janë zgjedhur në pesëshen e dytë më të mirë për stinorin 2020/21 në Euroligë.

Të kujtojmë se pesëshja e parë e publikuar më herët dhe kjo e dyta vlejnë vetëm për stinorin e dytë, ndërsa më vonë pas mbarimit të ”final four”-it që nisë më 28 maj, do të përzgjedhen edhe pesëshja turneut final të garës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.