Basketboll

VASILIJE MICIC SHPALLET MVP I EUROLIGËS PËR STINORIN 2020/21

Prishtinë(AsistiOnline) – Fundori i Anadolu Efesit, Vasilije Micic është shpallur zyrtarisht MVP i Euroligës për stinorin 2020-201, njoftoi sajti zyrtar i kësaj të fundit sot.

Micic u shpall MVP i stinorit, pas një votimi nga tifozët, mediat, trajnerët kryesorë dhe kapitenët e ekipeve në Euroligë.

Micic, 27 vjeç, u rendit i katërti sa i përket mesatares së shënimeve mes të gjithë lojtarëve të Euroligës këtë stinor, me 16.3 pikë për ndeshje dhe i 9-ti në asistime, 4.8 kërcime për ndeshje, duke udhëhequr Efesin në Euroligë dhe ligën turke.

Micic u zbulua si MVP i këtij sezoni në një prezantim të befasishëm sot në Këln të Gjermanisë, ku Efesi hap ”final four”-in e këtij viti në gjysmëfinale kundër CSKA Moskës e cila luhet të premtën.

Të kujtojmë se serbi Micic, karrierën profesionte e kishte nisur te skuadra e Mega Bemaxit në Serbi, për të kaluar më pas te Bayerni i Mynihut(2014/16), Crvena Zvezda(2015/16), Tofas(2016/17), Zalgiris Kaunas(2017/18) dhe kulmin e karrierës e ka tash tek Efesi tek të cilët po e kalon edhe sezonin e tretë rresht.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.