Basketboll

SPAHIU ME FENERIN NË FINALE TË ELITËS TURKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së djeshme skuadra e Fenerbahçes ka arritur në finale të elitës së basketbollit të Turqisë.

Ekipi nga Stambolli mposhti në ndeshjen e katërt të serisë gjysmëfinale, Pinar Karsiyakan me rezultat tejet të ngushtë 76-78 por shumë i vlefshëm.

Në këtë duel për Fenerin për pak kohë  paraqit edhe fundori me prejardhje shqiptare, Kenan Spahiu i cili zhviloi 14 minuta dhe shënoi 8 pikë e bëri 2 asiste tejet me rëndësi për fitore.

Në finale skuadra e Fenerit do të ndeshet me ekipin tjetër nga Stambolli, Anadolu Efesin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.