Basketboll

ANADOLU EFESI FINALISTI I PARË I EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra turke, Anadolu Efes është finalisti i parë i Euroligës.

Turqit nga Stambolli kanë triumfuar në gjysmëfinale ndaj Cska Moskës me rezultat maksimalisht të ngushtë dhe dramë 86-89.

Efesi e nisi shumë më mirë ndeshjen, duke fituar bindshëm në dy periodat e para dhe shkoi në pushim me avantazh 37-49. Por në pjesën e dytë, CSKA-ja ndryshoi krejtësisht çasjen e lojës, duke befasuar dhe afruar maksimalisht rezultatin deri në vetëm 1 pikë, pak sekonda para fundit, por në vijim lojtarët e Efesit u treguan më të kujdesshëm dhe e fituan ndeshjen edhe pse tepër ngushtë.

MVP i stinorit të rregullt në Euroligë, Vasilije Micic edhe pse doli me 5 personale para kohës, ishte më i disponuari për lojë te Efesi me 25 pikë, i ndihmuar edhe nga Setac Sanli me 19 pikë e Rodrigue Beaubois me 15 sosh.

Te CSKA-ja s’mjaftuan për fitore, Will Clyburn me 26 pikë e as Daniel Hackett me 17 sosh.

Kjo fitore i siguron finalen e Euroligës, Anadolu Efesit e ku atje e pret fituesin e duelit të sontmëm, Barcelona – Olimpia Milano.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.