Basketboll

JOKIC NË FORMË DHE S’KA PROBLEM AS PËR DENVERIN QË MPOSHT PORTLANDIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Me Nikola Jokicin si lojtari më i mirë i ndeshjes bindshëm, Denver Nuggets e ka fituar ndeshjen e dytë rresht ndaj Portlandit në çerekfinale të konferencës.

Nuggets arritën të mposhtin TrailBlazersin me rezultat tejet të ngushtë 115-120, por shumë i vlefshëm në këtë seri fantastike mes dy skuadrave.

Nik Jokic shkëlqeu për Denverin edhe në këtë takim me 36 pikë, 11 kërcime e 5 asiste i ndihmuar edhe nga Austin Rivers me 21 pikë.

Te Portlandi s’mjaftuan për fitore, Damian Lillard me plotë 37 pikë, si dhe CJ McCollum me 22 sosh.

Me këtë fitore, Nuggets marrin avantazhin e serisë çerekfinale ndaj Blazers në 2-1 dhe ekipi që arrin katër fitore, kualifikohet në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.