Basketboll

MILWAUKEE NJË FITORE LARG GJYSMËFINALES

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Milwaukee Bucks e ka arritur edhe fitoren e tretë rresht në çerekfinale të Konferencës ndaj Miamit.

Bucks kanë triumfuar ndaj Heat edhe në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultat të thellë 84-113.

Khris Middleton me 22 pikë e Jrue Holiday me 19 sosh, spikatën në këtë fitore për Bucks.

Te Heat Jimmy Butler pati 19 pikë e Bam Adebayo shtoi 17 sosh.

Bucks thellon avantazhin e kësaj serie në 3-0 dhe i duhet vetëm edhe një fitore për tu plasuar në gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=LtQxNuelie4

Komentet janë të mbyllura.