Basketboll

ÇFARË PERFORMANCE NGA TATUM, BOSTONI MPOSHT BROOKLYNIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Falë performancës magjike të Jayson Tatumit, Boston Celtics e kanë arritur fitoren e parë të serisë çerekfinale ndaj Brooklyn Nets.

Celtics kanë triumfuar ndaj Netsit me rezultat të ngushtë 125-119, por shumë i vlefshëm për fitore e cila mbanë shpresë për ta në vazhdimin e garave.

Ylli i skuadrës së Celtics, Tatum shkëlqeu në fitoren e ekipit të tij në këtë duel me plotë 50 pikë, 7 asiste e 6 kërcime për 41 minuta lojë, gjersa u ndihmua edhe nga Marcus Smart me 23 pikë.

Te Nets s’mjaftuan për fitore dyshja e madhe, James Harden me 41 pikë, 10 asiste e 7 kërcime, por as Kevin Durant me 39 pikë e 9 kërcime.

Me këtë fitore, Celtics ngushton avantazhin e serisë çerekfinale në 2-1, ndërsa ekipi që arrin katër fitore, kualifikohet në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.