MILWAUKEE BUCKS GJYSMËFINALISTI I PARË I LINDJES
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Milwaukee Bucks është gjysmëfinalisti i parë nga Konferenca Lindore e NBA-së në këtë sezon.
Bucks kanë arritur të mposhtin Miami Heatin edhe në ndeshjen e katërt rresht të serisë, kësaj rradhe me rezultat përfundimtar 103-120.
Giannis Antetokounmpo ishte fantastik si zakonisht në fitoren e Bucks me shifrat magjike triple-double(20pk, 15ast, 12krc), ndihmuar edhe nga Brook Lopez me 25 pikë e Bryan Forbes me 22 sosh.
Te Miami s’mjaftuan assesi për një fitore eventuale në këtë seri, Jimmy Butler me triple-double(12pk, 10krc, 10 ast) e as Bam Adebayo me 20 pikë e 14 kërcime.
Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 4-0, Milwaukee Bucks kualifikohet në gjysmëfinale të Konferencës Lindore në NBA, atje ku e pret fituesin e duelit, Brooklyn Nets-Boston Celtics.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.