Basketboll

RAZNATOVIC TREGON SE A PO SHKON MICIC NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri prej agjentëve më me nam në botën e basketbollit, Misko Raznatovic ka folur për të ardhmen e MVP-së në Euroligë sivjet, Vasilije Micic.

Raznatovic që ka nën-pronësi menagjeriale edhe Micicin, ka sqaruar situatën aktuale të lojtarit në lidhje me spekulimet e shumta që e lidhin atë me NBA-në.

Misko tha se nuk është e sigurt që Vasilije Micic do të shkojë gjatë kësaj vere në NBA dhe se MVP I stinorit të rregullt e ”final four”-it në Euroligë, do të shkojë në NBA vetëm për projektin e duhur.

Raznatovic foli për të përditshmen serbe, Novostionline dhe u shpreh kështu:

Ai është gati të jetë një lojtar i shkëlqyeshëm në NBA, por nuk jam i sigurt se do të ndodhë këtë vit. Unë nuk do të lejoj që Micic të ketë të njëjtin tretman në NBA si Vassilis Spanoulis, që ulej vazhdimisht në stol”, tha fillimisht Raznatovic. “Micic nuk do të shkojë derisa gjithçka të jetë në rregull – ndoshta këtë vit, ndoshta jo. Gjithçka është akoma e hapur, nëse NBA nuk është mjaftë e mirë dhe e drejtë ndaj tij, ata do të duhet të presin për Vasan edhe për një vit tjetër“, u shpreh Misko.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.