Basketboll

UTAH JAZZI I AFROHET MAKSIMALISHT GJYSMËFINALES

Prishtinë(AsistiOnline) – Utah Jazzi e ka arritur edhe fitoren e tretë të serisë çerekfinale konferenciale në NBA këtë sezon.

”Gjezerët” kanë triumfuar ndaj Memphisit edhe në ndeshjen e tretë rresht, kësaj rradhe me shifrat 113-120, për t’ju afruar kalimit në gjysmëfinale tejet shumë.

Basketbollistët më të dalluar në kte fitore të Jazz ishin: Donovan Mitchell me 30 pikë e Jordan Clarkson me 24 sosh.

Te Memphisi s’mjaftuan për një fitore eventuale, Ja Morant me 23 pikë e as Dillon Brook me 21 sosh.

Utah Jazzi tash thellon avantazhin e serisë çerekfinale të perëndimit ndaj Grizzlies në 3-1 e skuadra që arrin katër fitore kualifikohet në gjysmëfinale.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.