Basketboll

NETS MPOSHTIN CELTICS DHE KUALIFIKOHEN, MËSOHET ÇIFTI I PARË GJYSMËFINAL I LINDJES NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Brooklyn Nets është skuadra e dytë në NBA që në këtë “play off” siguron fazën gjysmëfinale të konferencës.

Nets kanë arritur që me shumë meritë të mposhtin ekipin e Boston Celtics në ndeshjen e pestë të serisë me rezultatin 123-109.

James Harden shkëlqeu në duelin vendimtar për Nets me triple-double(34pk, 10ast, 10krc) i ndihmuar edhe nga Kyrie Irving me 25 pikë e Kevin Durant me 24 sosh.

Te Celtics s’mjaftuan për fitore, Jayson Tatum me 32 pikë e Evan Fournier me 18 sosh.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme prej 4-1, Brooklyn Nets kualifikohen në gjysmëfinale të Lindjes, atje ku i pret skuadra e Milwaukee Bucks.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.