TRI SKUADRA TË NBA-SË KALOJNË NË GJYSMËFINALE TË KONFERENCËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Nata që lamë pas ka qenë shumë me fat për tri skuadra të NBA-së.
Philadelphia, Atlanta dhe Utah, kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale të konferencave përkatëse.
Philadelphia Sixers e ka mposhtur Washingtonin në ndeshjen e pestë të serisë me rezultat 129-112 dhe kështu u plasua në gjysmëfinale të lindjes.
Kalimin në gjysmëfinale të lindjes e siguroi edhe Atlanta Hawks që mposhti në ndeshjen e pestë të serisë New York Knicksin 89-103.
Pikërisht, Philadelphia dhe Atlanta do të takohen në gjysmëfinale të konferencës lindore.
Në anën tjetër, Utah Jazzi mposhti Memphis Grizzlies poashtu në ndeshjen e pestë 126-110 dhe kaloi në gjysmëfinale të perëndimit, atje ku e pret fituesin e duelit, Dallas-Clippers.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.