Basketboll

KAPITENI I BASHKIMIT REAGON ASHPËR PAS VENDIMIT PËR 4 TË HUAJ NË SUPERLIGËN E KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Vendimi që në stinorin e ardhshëm të elitës së basketbollit kosovar, ekipet të kenë të drejtë ti regjistrojnë nga 4 lojtarë të huaj për një ndeshje, nuk ka qenë i mirëpritur nga të gjithë.

Pas publikimit të lajmit ekskluzivisht nga AsistiOnline.com të cilin e kanë konfirmuar burime të afërta me Federatën e Basketbollit të Kosovës, në hapësirën e komenteve ka pasur reagime të shumta nga opinioni kosovar e një nga to ka qenë edhe ai i kapitenit të Bashkimit, Qëndrim Biraj.

Po të më ndëgjonin mua, më mirë nga 5 të huaj i bëni dhe të 5-tit të startojnë, vendorët dhe gjeneratat e reja qe po vinë duke i kqyrë këta mësohen edhe “zhvillohen”. Bravo veç vazhdoni se qeshtu do të kemi reprezentacion kualitativ”, ka shkruajtur Biraj me ironi në koment.

Të kujtojmë se përveç shtimit të të huajve në mbledhjen e FBK-së me klubet, është vendosur edhe për rregullin ku klubet do të detyrohen ti kenë në roster vetëm nga dy basketbollistë nën-moshën 20 vjeçare e jo tre, siç ka qenë rregulli deri më tani.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.