CLIPPERS SIGURON BILETËN E FUNDIT GJYSMËFINALE, LUKA ME DALLASIN ELIMINOHEN!
Prishtinë(AsistiOnline) – Kawhi Leonard me shokë e kanë siguruar gjysmëfinalen e Konferencës Perëndimore në NBA, duke arritur të mposhtin Dallasin e Doncicit në serinë çerekfinale.
Në ndeshjen e shtatë dhe vendimtare ku duhej të përcaktohej gjysmëfinalisti, Clippers arritën të marrin një fitore tepër me rëndësi dhe kruciale ndaj Dallasit 126-111 duke arritur qëllimin.
Kawhi Leonard ishte afër shifrave magjike triple-double në këtë fitore madhore të Clippers me 28 pikë, 10 kërcime e 9 asiste, ndihmuar edhe nga Marcus Morris me 23 pikë e Paul George me 22 sosh.
Te Dallasi s’mjaftoi performanca fantastike e yllit të ri slloven, Luka Doncic me plotë 46 pikë, 14 asiste e 7 kërcime.
Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme prej 4-3, LA Clippers kualifikohen në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit, ku do të takohen me Utah Jazzin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.