Basketboll

MBYLLET SUPER-NDESHJA MES PHILLYT DHE HAWKS, KY EKIP IU GËZUA FITORES!

Prishtinë(AsistiOnline) – Një super-ndeshje është zhvilluar mes Atlanta Hawks dhe Philadelphia Sixers në palestrën e këtyre të fundit ”Wells Fargo Center” në hapje të gjysmëfinales së lindjes.

Atlanta Hawks ka arritur të mposhtë Philadelphian në një ndeshje maratonike dhe të jashtëzakonshme e me shumë kthesë në rezultat 124-128.

Ishte ekipi i Hawks që e nisi shumë më mirë ndeshjen, duke fituar pjesën e parë thellë(), ndërsa në të dytën vendasit bënë çmos për ta përmbysur rezultatin dhe u afruan maksimalisht deri në 2 pikë në  10 sekonda para fundit, por nuk arritën qëllimin dhe kështu fitorja me meritë i takoi Atlantas.

Si zakonisht te Atlanta edhe sonte Trae Young ishte më i miri në fitore me 35 pikë e 10 asiste, i ndihmuar edhe nga Bogdan Bogdanovic me 21 sosh.

Te Philly s’mjaftuan assesi për fitore, Joel Embiid me 39 pikë e 9 kërcime e as Tobias Harris me 21 pikë e 10 kërcime.

Atlantas e nisë me fitore serinë gjysmëfinale të lindjes ndaj Philadelphias(1-0) e ndeshja e rradhës e serisë zhvillohet pas dy ditëve.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=XLdDVSZ3h8I

Komentet janë të mbyllura.