Basketboll

‘SHITEN’ DY BILETAT E FUNDIT NË 3×3 PËR OLIMPIADËN E TOKIOS

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një viti pritje, më në fund edhe basketbolli 3×3 i ka 16 ekipet e veta, 8 te meshkujt dhe 8 te femrat, të cilat do të shkojnë në Olimpiadën e Tokios më 24-28 korrik 2021.

FIBA 3×3 kishte vendosur për 14 ekipet e para përmes renditjes së FIBA ​​3×3 dhe turneut të kualifikimit olimpik, por kishte dy vende të tjera të lira që i ‘shiti’ në Hungari.

Pas dy ditëve me përplotë ndeshje kualitative gjatë vikendit që lamë pas, hymë në raundin e nokautit në ditën e tretë, me Italinë dhe Belgjikën që fituan duelet kruciale tek femrat dhe meshkujt dhe siguruan biletat e fundit për Olimpiadë.

Tek femrat, Italia arriti në finale dhe aty e mposhti mikëpritësen e këtij turneu kualifikues, Hungarinë. Ndërsa te meshkujt, Belgjika si e pamposhtur në tërë turneun, mposhti poashtu Hungarinë dhe mori biletën e fundit kualifikuese.

Skuadrat kualifikuese në Olimpiadë te meshkujt:

Serbi
Rusi
Kinë
Japoni
Poloni
Holandë
Letonia
Belgjikë.

Skuadrat kualifikuese në Olimpiadë te femrat:

Rusi
Kinë
Mongoli
Rumania
Franca
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Japoni
Itali.

Konkurrenca 3×3 në Lojrat Olimpike do të zhvillohet më 24-28 korrik në Parkun Sportiv ”Urban Aomi” në Tokio të Japonisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.