CILI ISHTE EKIP ME MË SË SHUMTI HERË LOJTARË – MVP, SIVET NË SUPERLIGËN E KOSOVËS?
Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me ekipet që kishin më së shumti lojtarë MVP.
Njejtë si sezonin e kaluar edhe këtë herë, Ponte Prizreni ishte skuadra me më së shumti çmime të rrëmbyera nga lojtarët e tyre si MVP të javës.
Divine Myles dhe Josh Martin rrembyen këtë çmim nga dy herë teksa një herë më i miri ishte Xavier Cannefax. Për vendin e dytë të barabarta ishin katër skuadra: Peja që pati Brandon Waltersin dy herë dhe nga një herë Dardan Berishën dhe Drilon Hajrizin sa ishte pjesë e tyre në vjeshtë. Vëllaznimi me Christopher Hortmanin dy herë dhe nga një herë Omogbon dhe Council.
Bashkimi këtu pati dy herë MVP Endrit Hysenagollin teksa nga një herë edhe Olekan dhe Hoehnin kurse edhe tek Trepça pati 4 MVP të javës: Stravos Toutziarakis, Drilon Hajrizi dhe Ivan Koljeviqi në dy raste.
EKIP ME MË SË SHUMTI HERË LOJTAR – MVP
PONTE, SKUADRA ME MË SË SHUMTI – MVP
- PONTE PRIZRENI 5 HERË
- PEJA 4 HERË
- VËLLAZNIMI 4 HERË
- BASHKIMI 4 HERË
- TREPÇA 4 HERË
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.