Basketboll

CILI ISHTE EKIPI ME MË SË SHUMTI LOJTARË NË 5-SHE TË JAVËS NË SUPERLIGËN E KOSOVËS SIVJET?

Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e fillojmë me ekipet që kishin më së shumti lojtarë në 5she të javës.

Dy skuadrat më sulmuese dhe ndër më atraktivet këtë edicion, Peja dhe Ponte ishin ato që dominuan sa i përket lojtarëve në 5-shet e javës.

Peja pati plotë 8 herë lojtarët e saj në mesin e më të mirëve: fillimisht Dardan Berisha e pas tij edhe Drilon Hajrizi, Kuljuhoviqi, Peroviqi, Dixon, Brandon Walters, Lis Shoshi dhe Dendy ishin lojtarët e “Shqiponjave” që gjetën vend në mesin e më të mirëve këtë edicion. Ponte nga ana tjetër ka 7 lojtar në këtë listë: Josh Martin, Arti Hajdari, Urim Zenelaj, Cannefax,  Myles, Kwame Vaughn dhe Taliaferro. Të tretët sa i përket numrit të lojtarëve në 5-shen e javës janë Golden Eagle Ylli, skuadra kampione për të cilët u dalluan Bunjakun, Erjon Kastratin, Regis, Morant, Uilbekin, Samir Zekiqi dhe Gill apo në total, shtatë lojtar. Për fund pozitat 4 dhe 5 ndahen nga Bashkimi dhe Rahoveci me nga gjashtë lojtar. Për Bashkimin pjesë e kësaj liste ishin Musab Mala, Hysenagolli, Shaq Carter, Sean Hoehn, Oleka dhe Julian Hamati teksa nga tabori i “vreshtarëve” në mesin e më të mirëve hynë Altin Morina, Darrell Davis, Veseli, Ikpeze, Daniel dhe Marvin Jones.

  1. PEJA                             8 LOJTARË
  2. PONTE PRIZRENI        8 LOJTARË
  3. GOLDEN EAGLE YLLI  7 LOJTARË
  4. BASHKIMI                     6 LOJTARË
  5. RAHOVECI                    6 LOJTARË

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.