Basketboll

CILI ËSHTË EKIPI KOSOVAR QË PATI REKORDIN E PIKËVE NË NJË NDESHJE SIVJET (TOP-5)

Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me ekipet që patën rekordin e pikëve në një ndeshje sivjet.

Sa i përket rekordit të pikëve në një ndeshje sivjet, atë e mbanë Ponte Prizeni i cili me 2 mars ndaj Bashkimit shënoi 117 pikë. Në pozitën e dytë është Trepça me 116 pikë kundër Pontes më 27 shkurt. Nga pozita 3 deri 5 dominuan sërish prizrenasit e Pontes që realizuan 115 pikë ndaj Pejës më 30 janar, 114 kundër Trepçës me 27 shkurt dhe 112 ndaj Vëllaznimit me 20 janar.

PONTE DOMINON NË LISTËN E PIKËVE PËR NDESHJE

  1. PONTE PRIZRENI       117 PIKË
  2. TREPÇA                       116 PIKË
  3. PONTE PRIZRENI       115 PIKË
  4. PONTE PRIZRENI       114 PIKË
  5. PONTE PRIZRENI       112 PIKË

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.