Basketboll

EKIPI ME MË SË SHUMTI DOUBLE – DOUBLE (TOP-5SHJA E SKUADRAVE)

Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me ekipet që patën më së shumti këtë stinor.

Krejt në fund të top listave unike dhe ekskluzive që mund t’i gjeni vetëm në ASIST, kemi Listën e Top 5 skuadrave me më së shumti double – double sivjet.

Këtu pozitën e parë e ndajnë Vëllanzimi, skuadra që ka ra nga Superliga dhe kampioni i pjesë së rregullt të kampionatit, Ponte Prizreni, me nga 33  dyshifror të dyfishtë secili. Kuqezinjtë ishin të prirë nga Hortmani dhe Omogbo kurse Ponte nga tandemi Zenalaj-Martin .

Bashkimi mban pozitën tre me 29 double double me lider në kte element, të frikshmin Obinna Oleka që shpërtheu në fund të sezonit. Trepça mban vendin e katërt me 27 double-double të arritura kryesisht nga Toutziarakis, Hajrizi dhe Koljeviq kurse Top-5shën e kësaj statistike e përmbyll Peja, lojtarët e të cilës skuadër këtë edicion kanë arritur të kompletojnë 25 dyshifror të dyfishtë, 12 prej të cilave Brandon Waltersi.

VËLLAZNIMI I FUNDIT, PO AQ DOUBLE DOUBLE SA LIDERI PONTE:

  1. VËLLAZNIMI                33 DD
  2. PONTE PRIZRENI       33 DD
  3. BASHKIMI                    29 DD
  4. TREPÇA                      27 DD
  5. PEJA                           25  DD

Komentet janë të mbyllura.