Basketboll

EKIPI ME REKORD TË GJUAJTJEVE TË LIRA NË NJË NDESHJE (TOP-5SHJA)

Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me ekipet që patën rekordin e gjuajtjeve të lira në një ndeshje sivjet.

Rahoveci i prinë listës së skuadrave më efikase në gjuajtjet e lira pasi shënoi 28 nga 32 tentime ndaj Vëllaznimit, me 16 dhjetor. Në pozitën e dytë është Bashkimi me 28 shënime nga 36 tentime ndaj Trepçës, me 28 tetor.

I treti është Ylli me 25 gjuajtje të lira të realizuara nga 29 tentime,me 26 dhjetorit të vitit të kaluar ndaj Prishtines ndërsa në pozitën e katërt është Vëllaznimi i cili ndaj Trepçës me 26 dhjetor, realizoi 24 herë nga 30 tentime. Listën e përfundon Ponte kundër Vëllaznimit me 24 shënime nga 34 tentime.

RAHOVECI IA PRISH HET-TRICKUN PONTES, DOMINON NË PENALE

  1. RAHOVECI                         28/31 GJ.L.
  2. BASHKIMI                          28/36 GJ.L.
  3. GOLDEN EAGLE YLLI       25/29 GJ.L.
  4. VËLLAZNIMI                      24/30 GJ.L.
  5. PONTE PRIZRENI            24/34 GJ.L.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.