Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me ekipet që patën rekordin e kërcimeve në një ndeshje sivjet.
Trepça dhe Rahoveci janë rekordmene në kërcime, pasi kanë blinduar vendet e para me nga 57 kërcime në një ndeshje. Rahoveci 57 kërcimet i realizoi kundër Prishtinës me 5 nëntor 2020 teksa Trepça në duelin e 27 shkurtit ndaj Pontes. Vendin e tretë e mbanë Prishtina në duelin ndaj Rahovecit të cilin e përmendëm më parë, me 5 nëntor të vitit të kaluar kurse pozitat 4 dhe 5 shkojnë për Pejën e cila arriti 54 kërcime kundër Trepçës me 5 dhjetor 2020 dhe po aq kërcime pati Ponte Prizreni kundër Rahovecit me 28 janar 2021.
TREPÇA MBANË REKORDIN ME 57 TOPA TË KAPUR
- TREPÇA 57 KRC
- RAHOVECI 57 KRC
- PRISHTINA 55 KRC
- PEJA 54 KRC
- PONTE PRIZRENI 54 KRC
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.