Basketboll

EKIPI ME REKORD TË TOPAVE TË RRËMBYER NË NJË NDESHJE (TOP-5SHJA)

Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me ekipet që patën rekordin e topave të rrëmbyer në një ndeshje sivjet.

Bashkimi kryeson listën e skuadrave më të mira për topa të rrëmbyer në një ndeshje. Portokalinjt prizrenas vodhën 16 topa ndaj rivalit lokal Pontes me 9 dhjetor 2020.  Vendi i dytë shkon për Yllin i cili rrëmbeu 15 topa ndaj Pejës në ndeshjen e 3 prillit kurse vendet 3 dhe 4,  me nga 14 topa të vjedhur,  mbahen nga Rahoveci dhe Bashkimi. “Vreshtarët” 14 topa i rrëmbyen ndaj Trepçës me 24 shkurt teksa prizrenasit ndaj Yllit me 1 nëntor 2020. Vendi i pestë i takoi  Trepçës e cila pati 13 rrëmbime kundër Bashkimit me 28 tetor 2020.

BASHKIMI I PAMËSHIRSHËM NË VJEDHJEN E TOPAVE

  1. BASHKIMI      16 TVJ
  2. YLLI                15 TVJ
  3. RAHOVECI    14 TVJ
  4. BASHKIMI      14 TVJ
  5. TREPÇA        13 TVJ

Komentet janë të mbyllura.