EKIPI ME REKORD TË TRESHEVE NË NJË NDESHJE (TOP-5SHJA)
Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me ekipet që patën rekordin e tresheve në një ndeshje sivjet.
Skuadra e Sigal Prishtinës e mban rekordin e trepikëshave për këtë sezon pasi me 6 dhjetor 2020 goditi cakun 18 herë nga 41 tentime, kundër Yllit. Në vendin e dytë e kemi Ponte Prizrenin i cili ekip shënoi 15 treshe nga 30 gjuajtje ndaj Yllit. Skuadra e tretë në këtë renditje pason Peja që në ndeshjen e 30 janarit, realizoi 14 treshe nga 28 gjuajtje ndaj Trepçës. 14 treshe i realizoi edhe Trepça por nga 33 tentime më 28 dhjetor kundër Bashkimit. Dhe i pesti listohet përsëri, Ponte Prizreni në duelin ndaj Yllit më 29 tetor, ku nga 30 tentime i realizoi 13 treshe.
PONTE PRIZRENI BOMBARDUES I PAMËSHIRSHËM ME TRESHE
- SIGAL PRISHTINA 18/41 3P
- PONTE PRIZRENI 15/30 3P
- PEJA 14/28 3P
- TREPÇA 14/33 3P
- PONTE PRIZRENI 13/30 3P
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.