Basketboll

PHOENIX SUNS THELLON SERINË NDAJ DENVERIT, AFROHET DREJT FINALES SË PERËNDIMIT!

Prishtinë(AsistiOnline) – Phoenix Suns e ka fituar edhe duelin e dytë gjysmëfinal të lindjes në NBA.

Ekipi i Monty Williamsit arriti që edhe në ndeshjen e dytë të serisë të triumfojë ndaj Nuggetsit e kësaj rradhe me rezultatin e thellë 123-98.

Tre basketbollistë arritën double-double në këtë fitore të Suns: Devin Booker(18pk, 10krc), Chris Paul(17pk, 15ast) dhe Deandre Ayton(15pk, 10krc).

Te Nuggets u dallua i zakonshmi, Nik Jokic me 24 pikë e 13 kërcime, por që s’mjaftoi për fitore.

Suns tash thellon avantazhin e serisë gjysmëfinale të perëndimit në 2-0 dhe përgjysmon rrugën drejt finales, ku me 2 fitore të tjera kalon në finale.

Ndeshja e tretë e serisë zhvillohet më 12 qershor.

/AsistiOnline.com/

https://m.youtube.com/watch?v=EmUos46_tWg

 

 

Komentet janë të mbyllura.