Basketboll

CILAT ISHIN EKIPET ME MË SË SHUMTI LOJTARË NË 5-SHE TË JAVËS KËTË STINOR?

Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me ekipet që patën lojtarë më së shumti në pesëshen e javës.

Edicioni i sivjetmë i cili ishte shumë i zjarrtë, plotë me ndeshje të bukura dhe dramatike, solli individë që shkëlqyen dhe dominuan më shumë se tjerët.

Me lojën e tyre ata u dalluan dhe lanë gjurmë në statistikat individuale duke dominuar dhe zënë vend shumë shpesh në pesëshen e Javës në Asist.

Me shfaqjet e tij fantastike më dominuesi prej të gjithëve ishte reprezentuesi i Kosovës që fillimisht e nisi tek Peja e pastaj kaloi tek Trepça: Drilon Hajrizi.

Ai  sivjet pati edicion personal të suksesshëm dhe spektakolar në elitën e basketbollit kosovar. Plotë 12 herë, që është rekord sivjet.

I dyti me më së shumti përzgjedhje në pesëshe është qendra dominuese e Pejës, Brandon Walters i cili kte e bëri 7 herë në vetëm pak javë ndërsa një lojtar tjetër gjigant që pati stinor të shkëlqyeshëm, sidomos në vjeshtë, ishte alo-qendra e Ponte Prizrenit, Josh Martini i cili po ashtu u përzgjodh 7 herë.

Në pozitën 4 është organizatori dinamik i Pontes, Divine Myles i cili sivjet ishte padyshim një nga pikat më të forta e skuadrës prizrenase dhe zuri vend 6 herë në pesëshen e javës. Listën e mbyll lojtari që fascinoi në vjeshtë tek Rahoveci, Isiah Traylor  me po ashtu 6 zgjedhje në mesin e më të mirëve të Javës.

DRILON HAJRIZI REKORDMEN I EDICIONIT 2020/2021

  1. DRILON HAJRIZI         (PEJ-TRE)                 12
  2. BRANDON WALTERS (PEJ)                          7
  3. JOSH MARTIN             (PPZ)                         7
  4. DIVINE MYLES            (PPZ)                         6
  5. ISIAH TRAYLOR          (RAH)                         6

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.