Basketboll

LOJTARËT QË PATËN REKORDIN E KËRCIMEVE NË NJË NDESHJE (TOP-5SHJA)

Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me lojtarët që patën rekordin e kërcimeve për një ndeshje sivjet.

Kur jemi tek rekordi kërcimeve në një ndeshje këtë edicion, Top-5shja dominohet nga gjiganti i Pontes, Josh Martin i cili me 12 nëntor 2020 ndaj Rahovecit, kapi hiq më pak se 25 topa, që është rekord sivjet. Ai pas vetes la katër lojtar tjerë dominues që arritën nga 24 kërcime.

Amadi Ikpeze e bëri një gjë të tillë i pari me 5 nëntor, ndaj Sigal Prishtinës.

Ai i cili i arriti këto shifra dy herë sivjet ishte Obinna Oleka i Bashkimit, i cili fillimisht kërceu 24 herë ndaj Prishtinës me 27 shkurt dhe një javë më pas, me 7 mars e përsëriti shifrën identike ndaj Trepçës në “Minatori”. Listën e top kërcyesve në një ndeshje e mbyll Brandon Walters i Pejës i cili 24-shin e tij e realizoi me 20 mars kundër Bashkimit.

MBRETI I KËRCIMEVE MBETET TEK PONTE, KËTË HERË JOSH MARTINI

  1. JOSH MARTIN (PPZ)                            25
  2. AMADI IKPEZE (RAH)                           24
  3. OBINNA OLEKA (BASH)                        24
  4. OBINNA OLEKA             (BASH)            24
  5. BRANDON WALTERS (PEJ)                  24

Komentet janë të mbyllura.