Basketboll

MITCHELL VAZHDON SHKËLQIMIN, ‘GJEZERËT’ THELLOJNË SERINË NDAJ CLIPPERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Nën-dirigjimin e Donovan Mitchellit, Utah Jazzi e ka arritur fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale të Perëndimit ndaj Clippersit.

‘Gjezerët’ kanë triumfuar me meritë ndaj LA Clippersit me rezultat 117-111, në një sfidë të cilën e fituan falë pjesës së parë(30-29, 36-24), sepse në të dytën i humbën ngushtë dy çerekët(27-33, 24-25).

Donovan Mitchell si zakonisht ishte më i merituari te Jazz për fitore me plotë 37 pikë, ndihmuar edhe nga Jordan Clarkson me 24 e Joe Ingles me 19 sosh.

Te Clippers, Reggie Jackson me 29 pikë e Paul George me 27 pikë e 10 kërcime, s’mjaftuan për fitore.

Me këtë fitore, Utah Jazz e thellon serinë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore ndaj LA Clippers në 2-0 dhe i duhen edhe dy fitore të tjera për të kaluar në finale.

Sfida e tretë zhvillohet më 13 qershor nga ora 2:30 e mesnatës.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=lqn2-8i7KJc

Komentet janë të mbyllura.