Basketboll

REKORD I ASISTIMEVE NGA NJË LOJTAR PËR NJË NDESHJE (REKORDI DHE TOP-5SHJA)

Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me lojtarët që patën rekordin e asistimeve për një ndeshje sivjet.

Rekordmen i asistimeve në një ndeshje sivjet është plejmejkeri i Trepçës, Ivan Koljeviq i cili me 18 mars asistoi plotë 16 herë ndaj Golden Eagle Yllit. Në pozitën e dytë është Erjon Kastrati me 13 asistime ne duelin e 3 marsit përballë Pejës kurse me numër të njejtë asistimesh janë edhe pozitat tre dhe katër që mbahen nga Valon Bunjaku dhe Ivan Koljeviqi. Bunjaku 13 asiste i kishte arritur me 1 nentor kundër Bashkimit teksa Koleviqi me 24 shkurt ndaj Rahovecit. Krejt në fund me 12 asistime listën e mbyllë pllejmejkeri amerikan i Prishtinës, Nigel Johnson që këto shifra i kishte arritur më 10 prill kundër Bashkimit.

KOLJEVIQ MË “ZEMËRGJERI” ME REKORD PREJ 15 ASISTIMEVE NË NJË NDESHJE

  1. IVAN KOLJEVIQ     (TRE)              15
  2. ERJON KASTRATI (GEY)              13
  3. VALON BUNJAKU  (GEY)              13
  4. IVAN KOLJEVIQ (TRE)                  13
  5. NIGEL JOHNSON (PRI)                 12

Komentet janë të mbyllura.