REKORD I BLLOKADAVE NGA NJË LOJTAR NË NJË NDESHJE (REKORDI DHE TOP-5SHJA)
Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me lojtarët që patën rekordin e bllokadave për një ndeshje sivjet.
Ish-gjiganti i Trepçës, Devin Haygood, sivjet nuk kishte merhumet pasi shkepi banane me të lira ndërsa rekordin e arriti në ndeshjen kundër Bashkimit me 29 tetor 2020, kur shpërndau një potpuri prej hiq më pak se 7 bananeve të nxehta. Në pozitën e dytë është Urim Zenelaj i Pontes i cili me 7 janar, po ashtu lojtarëve të Bashkimit, ua shpërndau 6 bllokada. Bashkimi kishte reduktime drite edhe nga Amadi Ikpeze i cili me 31 janar ua shpërndau 5 banane. Në vendin e katërt me po aq bllokada është Dementris Moranti i cili me 19 dhjetor 2020, këtë shifër e shënoi ndaj viktimës së preferuar të bananamenëve këtë vit, Bashkimit. Në fund, këtë listë, po me katër bllokada e mbyllë Brandon Waltersi i Pejës që me 27 janar ua terroi … po dihet tashmë se kujt… lojtarëve të Bashkimit.
HAYGOOD “DORËSHLIRË” SIVJET SHKEP BANANE ME T’LIRË
- DEVIN HAYGOOD (TRE) 7
- URIM ZENELAJ (PPZ) 6
- AMADI IKPEZE (RAH) 5
- DEMENTRIS MORANT (GEY) 4
- BRANDON WALTERS (PEJ) 4
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.