Basketboll

REKORD I DYSHEVE NGA NJË LOJTAR PËR NJË NDESHJE (REKORDI DHE TOP-5SHJA)

Prishtinë(AsistiOnline) – ASISTI ju sjellë statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe e vazhdojmë me lojtarët që patën rekordin e dysheve për një ndeshje sivjet.

Sa i përket dysheve të shënuara në një ndeshje, Top-5shit i prinë Tevin Mack i Prishtinës i cili me 10 prill ndaj Bazhkimit realizoi 14 dypikësha nga 17 tentime ndërsa pas tij vijnë tre lojtar. Brandon Walters realizoi 13 herë nga 17 temtime për dy pikë kundër Golden Eagle Yllit më 3 mars e po 13-të dyshe mirëpo këtë herë nga 18 temtime Walters i arriti edhe në duelin e 11 prillit ndaj Vëllaznimit. Pozita e 4-të shkon për Marko Peroviqin i cili realizoi 13 dyshe nga 20 temtime kurse për fund këtë listë speciale të Asistit në vendin e pestë e mbyll qendra e Trepçës Stravos Toutziarakis, i cili me 18 mars ndaj Pejës realizoi 13 herë për dy pike nga 24 gjuajtje.

TEVIN MACK MBRET I DYPIKËSHAVE SIVJET

  1. TEVIN MACK                           (SPR)              14/17
  2. BRANDON WALTERS             (PEJ)               13/17
  3. BRANDON WALTERS             (PEJ)               13/18
  4. MARKO PEROVIQ                  (PEJ)               13/20
  5. STAVROS TOUTZAIARKIS     (TRE)              13/24

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.