KATËR LOJTARË KËTË VIT ME SHIFRA MAGJIKE TRIPLE – DOUBLE (LISTA)
Prishtinë(AsistiOnline) – AsistiOnline për dy ditë rresht ju solli statistikat ekskluzive të skuadrave dhe lojtarëve të Superligës, që s’mund ti gjeni askund tjetër dhe këtë maratonë e përfundojmë me lojtarët që sivjet arritën shifrat magjike triple-double.
Krejt në fund të këtyre top listave unike dhe ekskluzive që mund t’i gjeni vetëm në ASIST, kemi atë të shifrave tejet të rralla dhe shumë magjike: triple – double. Për dallim nga viti i kaluar kur kishim vetëm dy, sivjet në kte listë kemi pesë basketbollistë që kanë arritur dyshifror të trefishtë.
Drilon Hajrizi me 25 dhjetor 2020 realizoi 31 pikë dhe pati 13 kërcime dhe 10 asistime në humbjen që Peja e pësoi nga Ponte.
Valon Bunjaku edhe këtë vit arriti triple-double e këtë gjë e bëri me 15 nëntor 2020 ndaj Vëllaznimit ku luajti me 19 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime. Sa për informacion, Bunjaku triple-double arriti edhe në playoff por lista e shpërblimeve në Asist vlen vetëm për sezonin e rregullt.
Darrell Davis ishte lojtari tjetër që arriti këto shifra magjike, duke luajtur me 14 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime në duelin e 21 marsit ndaj Pontes ndërsa Dion Dixon i Pejës regjistroi dyshifror të trefishtë me 30 dhjetor kundër Trepçës duke luajt me 10 pikë, 10 kërcime dhe 12 asistime.
I fundit në listën e lojtarëve me triple-double sivjet është Christopher Hortmani i cili arriti 3 dhjetëshe në pikë, kërcime dhe asistime. Ai këtë gjë e arriti kundër Prishtinës me 9 dhjetor 2020.
KATËR LOJTARË KËTË VIT ME SHIFRA MAGJIKE TRIPLE – DOUBLE
- DRILON HAJRIZI (TRE) 31P, 13KRC, 10AST
- VALON BUNJAKU (GEY) 19P, 12KRC, 11AST
- DARRELL DAVIS (RAH) 14P, 10KRC, 10 AST
- DION DIXON (PEJ) 10P, 10KRC, 12AST
- CHRISTOPHER HORTMAN (VLL) 10P, 10KRC, 10AST
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.