ALBA E BERLINIT SHPALLET KAMPIONE E GJERMANISË
Prishtinë(AsistiOnline) – Alba e Berlinit është kampione e re e Gjermanisë.
Skuadra berlineze ka arritur të mposhtë Bayernin e Mynihut në ndeshjen e katërt të serisë finale me rezultat 79-86 dhe kështu iu është gëzuar titullit të kampionit.
Jayson Granger me 29 pikë e Marcus Eriksson me 15 pikë, ishin dy individët më të dalluar në këtë fitore me vlerë kampioni për Albën sot.
Te Bayerni s’mjaftuan për barazim serie: Wade Baldwin me 18 pikë e as Leon Radosevic me 16 sosh.
Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 3-1, Alba e Berlinit shpallet kampione e Gjermanisë për herë të 10-të në histori të klubit. E për Bayernin ishte ky dështimi i dytë, karshi 5 titujve që ka në sirtarët e klubit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.