EKSKLUZIVE: RISI TE KBF BASHKIMI, NË BISEDIME ME TRAJNER TURK!
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej skuadrave më të organizuara e viteve të fundit në basketbollin kosovar femëror, Bashkimi i Prizrenit duket se ka nisur të mendojë për stinorin e ri.
Nga burime të afërta me portokallinjët, AsistiOnline.com ka arritur të mësojë ekskluzivisht se drejtuesit e Bashkimit kanë nisur riorganizimin e ekipit për edicionin e ri dhe puna e parë që do të bëjnë do jetë gjetja e një trajneri që do i prijë skuadrës.
Po të njëtat burime i kanë thënë AsistitOnline, se prizrenasit janë në bisedime me ish-trajnerin e mëhershëm të ekipit, turkun Furkan Saglik për ta kthyer atë në Prizren edhe pse epilogu i këtyre negociatave do të marrë formë më vonë dhe AsistiOnline do t’ju mbajë të informuar për rrjedhën e tyre.
Të kujtojmë se Saglik sivjet do të jetë selektor te Kosova U20 femrat të cilat do të marrin pjesë në Grupin E të FIBA U20 Women’s European Challengers në Shkup.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.