Basketboll

LEONARD E GEORGE NË FORMË, CLIPPERS NGUSHTOJNË SERINË!

Prishtinë(AsistiOnline) – Me nga një pjesëlojë fantastike të Paul George(në të parën) dhe Kawhi Leonard(shpërthim në të dytën), skuadra e LA Clippers e ka arritur fitoren e parë në serinë gjysmëfinale të Konferencës ndaj Utah Jazzit.

Clippers kanë triumfuar ndaj ‘gjezerëve’ me rezultat përfundimtar 132-106.

Kawhi Leonard me double-double(34pk, 12), si dhe Paul George me 31 pikë, spikatën më së shumti në këtë fitore të Clippers.

Te Jazz s’mjaftuan për fitore, Donovan Mitchell me 30 pikë e as Joe Ingles me 19 sosh.

Me këtë fitore të Clippers, seria gjysmëfinale e perëndimit me Utah Jazzin ngushtohet në 2-1 e ndeshja e katërt mes këtyre dy skuadrave luhet më 15 qershor nga ora 04:00 e mesnatës në LA.

/AsistiOnline.com/ 

https://www.youtube.com/watch?v=18fB6Ovqkqs

Komentet janë të mbyllura.