Basketboll

BARCELONA SHPALLET KAMPIONE E SPANJËS PAS 7 VITESH!

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Barcelonës është shpallur dje kampione e Spanjës.

Katalunasit kanë arritur të fitojnë edhe ndeshjen e dytë finale(2-0) ndaj rivalit të përbetuar, Real Madridit me rezultat përfundimtar 92-73 dhe kështu e kanë rikthyer titullin në Kataloni.

Në fitoren e Barçës me vlerë kampioni dje spikatën, Nikola Mirotiç me 27 pikë(i cili u shpall edhe MVP i këtyre dy ndeshjeve finale) e Nick Calathes me 15 sosh.

Te Reali s’mjaftuan për të mbetur në garë për titull: Alberto Abalde me 15 e Walter Tavares me 12 sosh.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 2-0, Barcelona është shpallur kampione e Spanjës për edicionin 2020/21, duke e rikthyer këtë trofe në sirtarët e klubit pas 7 vitesh(2014).

Në total Barcelona ka 18 tituj kampioni të elitës spanjolle, ndërsa për Realin ishte ky dështimi i 13-të në finale të kësaj gare, karshi 35 trofeve të fituar(i fundit në 2019).

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.