Basketboll

66 VITE PRITJE, TEUTA E DURRËSIT RIKTHEN TITULLIN E KAMPIONIT TË SHQIPËRISË

Prishtinë(AsistiOnline) – I janë dashur 66 vite pritje për të rikthyer titullin e kampionit të Shqipërisë në qytetin e Durrësit.

Teuta është shpallur kampione e Shqipërisë në basketboll, pas 66 vitesh mungesë titulli dhe këtë e arriti duke e mposhtur në finalen vendimtare, rivalin lokal Goga Basket me shifrat përfundimtare nga ndeshja e katërt e serisë 95-79.

Mitchell Pelissier me 20 pikë, Ryan Ogden e Julien Ducree me nga 18, si dhe Jordan Starwberry me 15 sosh, ishin individët më të dalluar në këtë fitore me vlerë kampioni mbrëmë.

Te Goga s’mjaftuan për të vazhduar serinë, Theron Bussey me 18 pikë, Griffin Ramme me 14 e as Milic Blagojevic me 10 sosh.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 3-1, Teuta shpallet kampione e Shqipërisë për edicionin 2020/21.

Ishte ky titulli i tretë i kampionit në histori të klubit të Teutës, durrësakët shumë vite më parë e kishin fituar atë në edicionet e largëta 1947 dhe 1955.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.