ATLANTA FANTASTIKE PËRMBYS PHILLYN DHE I AFROHET FINALES!
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Atlanta Hawks është treguar fantastike në ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale të konferencës me Philadelphian.
Ekipi i Nate McMillan ka arritur të përmbysë epërsinë e madhe të Philadelphias nga pjesa e parë(26 pikëshe) dhe në pjesën e dytë i ktheu gjërat në favorin e vet për ta fituar ndeshjen 106-109.
Trae Young me 39 pikë e 7 asiste, ishte larg më i miri në fitoren e dytë rresht të kësaj serie për Atlantan,, ndihmuar edhe nga John Collins me 19 pikë e 11 kërcime.
Te Philly s’mjaftuan për fitore, Joel Embiid me 37 pikë e 13 kërcime e as Seth Curry me 36 pikë të tjera.
Me këtë fitore, Hawks e merr avantazhin e serisë gjysmëfinale të Lindjes me Philadelphian në 3-2 dhe ndeshja e gjashtë mes tyre zhvillohet më 19 qershor nga ora 01:30 pas mesnate.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=yQRiVrXP5xE
Komentet janë të mbyllura.