FENERBAHÇE NDAN RRUGËT ME 6 BASKETBOLLISTË, NDËR TA EDHE ME SPAHIUN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Fenerbahçes ka ndarë rrugët me gjashtë basketbollistë.
Gjiganti i basketbollit turk dhe atij evropian, ka njoftuar sot në sajtin zyrtar se ka ndërprerë bashkëpunimin me gjashtë basketbollistë.
Lojtarët e larguar nga Feneri janë: Kenan Spahiu, Lorenzo Brown, Kyle O’Quinn, Alex Perez, Johnny Hamilton dhe Berkay Candan. Kontratat e tyre ishin ose duke përfunduar ose përfshinin mundësi vazhdimi për edicionin 2021-22, gjë të cilën Fenerbahce nuk e ushtroi.
Pas kësaj vale të madhe largimesh, Fenerbahce pritet të transferojë lojtarë të rinjë.
Deri më tani klubi i prirë nga Igor Kokoshkov si trajner, ka nënshkruar zyrtarisht me qendrën amerikane nga Khimki Moska, Devin Booker, ndërsa po raportohet edhe se fundori italian i Baskonias, Achille Polonara të ketë rënë dakord për një marrëveshje me ta.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.