ZYRTARE: SAMIR ZEKIQI BASKETBOLLISTI MË I RI I TREPÇËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Samir Zekiqi është zyrtarisht basketbollist i ri i Trepçës.
Skuadra mitrovicase ka njoftuar pak minuta më parë se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me basketbollistin që vije po nga Mitrovica, Samir Zekiqi.
Zekiqi vije te Trepça pas një stinori fantastik me skuadrën e Yllit, ku fitoi Ligën Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe titullin e kampionit të Kosovës.
26 vjeçari me Yllin luajti në dy stinorët e fundit dhe sivjet pati mesatare prej, 8.7 pikëve, 3.8 kërcimeve e 1.1 asisteve për ndeshje.
Zekiqi rikthehet në klubin ku u zhvillua si lojtar, pas dy stinorëve. Vlen të ceket se ai ka karrierë edhe te Peja e RTV 21shi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.