Basketboll

PHILADELPHIA – ATLANTA DHE UTAH – CLIPPERS, EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION DHE KLAN KOSOVA

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e shtunë në Art Motion do të hapet me ndeshjen e gjashtë të gjysmëfinales në fazën play off nga lindja. Në orën 01:30 të mëngjesit, Atlanta Hawks pret Philadelphian dhe kjo ndeshje transmetohet në Art Sport 1. Ndërsa nga ora 04:00 e mëngjesit, në Art Sport 1 dhe Klan Kosova vjen dueli nga konferenca perëndimore mes Utah Jazz dhe La Clippers.

01:30 Atlanta Hawks – Philadelphia 76ers ART SPORT 1

Pas ndeshjes së kaluar ku Philadelphia humbën edhe pse ishin në një moment me epërsi prej 27 pikësh, Doc Rivers me lojtarët e tij do synojnë ta harrojnë atë disfatë sa më shpejtë për ta barazuar serinë në 3-3. Ndërsa Atlanta nga ana tjetër, do shpresoj në një paraqitje tjetër të mirë të Trae Young për tu kualifikuar në finalen e konferencës lindore pasi i duhet vetëm edhe një fitore për ta arritur këtë sukses. Në seri, Atlanta po udhëheq 3-2 pas pesë ndeshjesh.

Atlanta, 5-shja e mundshme startuese:

Capela, Collins, Huerter, Bogdanovic, Young.

 

Philadelphia, 5-shja e mundshme startuese:

Embiid, Harris, Korkmaz, Curry, Simmons.

04:00 Utah Jazz – LA Clippers ART SPORT 1 & KLAN KOSOVA

Edhe pse pa yllin e skuadrës Kaëhi Leonard, LA Clippers arritën të shënonin fitore në takimin e kaluar në shtëpinë e xhezerëve. Në atë ndeshje u dallua Paul George dhe Tyronn Lue do shpresoj në një tjetër paraqitjë të atillë që Clippers të kalojnë në finale. Edhe në këtë ndeshje do të mungoj Kaëhi Leonard për shkak të lëndimit. Nga ana tjetër, lidërët e sezonit të rregullt, Utah Jazz pasi shpërdoruan mundësinë për të fituar në shtëpinë e tyre, do kërkoj që ta barazoj serinë në Staples Center për ta dërguar duelin në ndeshjen e shtatë.

 

Utah, 5-shja e mundshme startuese:

Gobert, O’Neale, Bogdanovic, Ingles, Mitchell.

LA Clippers, 5-shja e mundshme startuese:

Jackson, Mann, Batum, Morris, George.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.