BARAZOHET PËRSËRI SERIA MES PHILADELPHIAS DHE ATLANTAS!
Prishtinë(AsistiOnline) – Philadelphia 76ers e ka barazuar serinë gjysmëfinale të Konferencës ndaj Atlantas.
Ekipi i Doc Riversit ka arritur të mbahet në lojë, falë fitores së mesnatës me rezultat tejet të ngushtë 99-104, por shumë i vlefshëm.
Seth Curry e Tobias Harris me nga 24 pikë që të dy, ishin basketbollistët më të dalluar në këtë triumf për Phillyn.
Te Hawks s’mjaftuan për fitore, Trae Young me 34 pikë e as Kevin Huerter me 17 sosh.
Me këtë fitore të Philadelphias barazohet seria gjysmëfinale e Lindjes me Atlantan në 3-3 dhe ndeshja e shtatë dhe përcaktuese mes tyre zhvillohet më 21 qershor nga ora 02:00 pas mesnate.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=1XKzY6L06j0
Komentet janë të mbyllura.