Basketboll

OBRADOVIC PO KTHEHET NË KLUBIN KU E NISI SI TRAJNER?

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i madh i basketbollit, serbi Zeljko Obradovic mund ti rikthehet sivjet përsëri basketbollit.

Tabloidi serb, Kurir ka shkruajtur sot se tekniku 61 vjeçar është në bisedime të avancuara me Partizanin për të marrë drejtimin e skuadrës nga Beogradi.

Në lajmin e botuar sot, thuhet se klubi historik serb do t’i garantonte trajnerit buxhetin e nevojshëm për të ndërtuar një ekip të aftë për të luftuar në të gjitha frontet.

Mbetet të shihet ditëve në vijim se sa do jenë të vërteta këto raportime.

Obradovic njihet si një prej trajnerëve më të mëdhenjë në botën e basketbollit, ai ka të fituara 9 Euroliga me ekipe të ndryshme, ndërsa së fundmi ka udhëhequr me Fenerbahçen për 7 vite rresht.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.